AKTUALITETKRYESORE

Xing makinash në rrugën e vjetër të Cakranit, tre të plagosur ( video)

Fier – Aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier – Cakran në vëndin e quajtur “Ullinjtë”.

Dy automjete njëri Volzvagen ku udhëtonin pesë persona dhe tjetri tip Ford ku udhëtonte vetëm drejtuesi i mjetit thuhet se janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, pohojnë burime informacioni nga vëndi i ngjarjes thonë se janë plagosur tre femra pasagjere.

Në vëndin e ngjarjes kanë shkuar grupi i ekspertëve të policisë dhe dhe policia e qarkullimit rrugorë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën e duhur mjekësore.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button