AKTUALITET

Një tjetër lëkundje tërmti “shkund” Tiranën

Një tjetër tërmet është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja u regjistruar rreth orës 21:53 me magnitudë 3.4 të shkallës rihter.

Siç duket edhe nga hartën më poshtë epiqendra ishte pranë fshatit Nikël të Fushë Krujës ndërsa thellësia ishte vetëm 5 kilometra.  

Bëhet fjalë për të njëjtën epiqendër ku mëngjesin e sotëm u shënua një tërmet me magnitudë më të madhe. Sipas EMC lëkundjet e forta janë regjistruan në mëngjes rreth orës 5:00 me magnitudë 4.2 të shkallës rihter.

Raportohet se tërmeti i mëngjesit është ndjerë edhe në Durrës, Krujë, Vlorë dhe Podgoricë, ndërsa nuk pati të lënduar apo dëme materiale. Vetëm ditën e sotme IGJEO ka regjstruar 16 lëkundje në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button