Zbulohen detaje nga Met Gala 2025

Met Gala 2025, e planifikuar për në 5 maj, premton të jetë një nga më të paharrueshmet, me një listë të ftuarish që përfshin figura të shquara nga argëtimi dhe moda.
Ndër emrat kryesorë të këtij eventi do të jenë këngëtarja kolumbiane Shakira dhe aktorja Rachel Zegler, e njohur për rolin e saj në ‘Borëbardha’.
Shakira, e cila bëri debutimin e saj në Met Gala në 2024, do të rikthehet këtë vit për të mahnitur sërish në tapetin e kuq. Prania e saj përforcon pozicionin si një ikonë globale jo vetëm në muzikë, por edhe në botën e modës.
Nga ana tjetër, Rachel Zegler ka marrë një ftesë për këtë event, ndonëse besohet se ndoshta nuk do të mund të marrë pjesë për shkak të angazhimeve të saj profesionale në Londër, ku do të jetë në provat e muzikalit ‘Evita’, i cili do të hapet më 14 qershor.
Tema e Met Gala 2025 është “Superfine: Tailoring Black Style”, me kodin e veshjes “Tailored for You”. Kjo qasje feston elegancën dhe ndikimin e stilit të zi në modë.
Bashkëpritësit e këtij viti përfshijnë Colman Domingo, pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, A$AP Rocky dhe Pharrell Williams, ndërsa LeBron James do të shërbejë si kryetar nderi.
Komiteti pritës i këtij viti është plot me figura të shquara, nga atletë si Simone Biles, Angel Reese dhe Sha’Carri Richardson, te regjisorët si Spike Lee dhe Regina King, si dhe muzikantë si Usher, Tyla dhe Andre 3000.
Përveç Shakirës dhe Zeglerit, të tjerë të famshëm që priten të marrin pjesë përfshijnë Lizzo, Mary J. Blige dhe modelet Amelia Grey dhe Ashley Graham. Lista e të ftuarve gjithashtu thuhet se përfshin atletë të shquar, si Paige Bueckers.
Megjithatë, disa personazbe e kanë refuzuar ftesën këtë vit, duke përfshirë supermodelen Gisele Bündchen, e cila vendosi të mos merrte pjesë në mënyrë që të kalonte kohë me partnerin e saj Joaquim Valente dhe të porsalindurin e tyre.