Zbulohet emri i personit me inicialet I.M, që përmendet në dokumentet e Autoritetit të Dosjeve si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Sipas ABC, ky person nuk ka asnjë lidhje me ish-presidentin Ilir Meta, pas aludimeve në media të emrit të tij si i rekrutuar nga ish-sigurimi në diktaturë.
Mësohet se personi I.M me anë të një letre zyrtare i ka kërkuar informacion institucionit të Autoritetit të Dosjeve, të drejtuar nga Genta Sula, për të marrë informacion se çfarë ka shkruar ish-sigurimi për personin e tij, pasi dyshonte se gjatë viteve të fundit të diktaturës ka qenë i përndjekur nga agjentët e spiunazhit shqiptar.
Personi në fjalë, që i ka kërkuar Autoritetit të Dosjes informacion mbi dosjen e tij është Imigron Muçaj, në këtë rast nuk ka asnjë lidhje me emrin e ish-Presidentit./abcnews/