Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREZbulohet një formë e re e kontrollit të diabetit

Zbulohet një formë e re e kontrollit të diabetit

Mijëra fëmijë e të rritur të prekur nga diabeti i tipit 1 në Angli mund të marrin një “pankreas artificial” si mjekim për të përballur gjendjen e tyre.

Projekti pilot, i pari i këtij lloji në botë, është iniciativë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), që pritet ti kontaktojë pacientët në fjalë këtë muaj për tu dhënë atyre sistemin që rregullon nivelet e glukozës dhe shpërndarjen e insulinës.

“Pankreasi artificial shmang nevojën për testimet përmes shpimit të gishtit nënkupton se disa njerëz me diabet të tipit 1 nuk do të kenë më nevojë të injektojnë veten me insulinë, por të mbështeten te teknologjia për të marrë këtë ilaç që shpëton jetën”, shpjegoi NHS.

Këshilltarja e saj, Partha Ker u shpreh se “kjo teknologji inovative jo vetëm që përmirëson kujdesin mjekësor, por gjithashtu rrit cilësinë e jetës për të prekurit”.

Ajo mund të parandalojë urgjencat hipoglikemike dhe hiperglikemike, të cilat mund të çojnë në konvulsione, koma apo edhe vdekje për njerëzit që jetojnë me diabet të tipit 1.

Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, me këtë sëmundje jetojnë rreth 270 mijë njerëz.

NHS shpenzon pothuajse 10 miliardë paundë në vit për “identifikimin dhe trajtimin e diabetit”.

POSTIME TË NGJASHME

Mjalt apo sheqer?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME