Sunday, June 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZbulohet plani i Laert Haxhiut për vrasjen e prokurores së SPAK

Zbulohet plani i Laert Haxhiut për vrasjen e prokurores së SPAK

Një tjetër plan kriminal nga Laert Haxhiu dhe banda e tij, është zbardhur nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka deklaruar se Haxhiu ka pasur në shënjestër edhe njerëz të drejtësisë, konkretisht një prokurore e SPAK, një prokuror i Lushnjës dhe një avokate.

Dëshmia e Artan Tafanit, i penduar tashmë i drejtësisë ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej nga prokurores së SPAK Doloreza Musabelli nga grupi i Haxhiut.

Tafani, ka deklaruar se po thurej planin për ‘të hequr qafe’ Musabelliun si dhe prokurorin e Lushnjës Adriatik Doga dhe avokaten Merita Selimi.

Ai sipas dëshmisë së siguruar nga News24, mësohet se ka deklaruar se Haxhiu ka dashur “të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK”, ndërsa sipas tij, “kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin”.

“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani.

Ndërkohë pas dëshmisë së tij, janë kërkuar masa shtesë për mbrojtjen e prokurores Musabelli dhe pritet reagim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Selimi ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi shpalli mos kompetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK. Prokurorja e Lushnjës në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting).

Çështjen e mori Doloreza Musabelli, prokurore në SPAK, ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME