Zbulohet rrjeti i koκainës në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar për trafikim droge në Itali. Autoritetet italiane zbuluan një rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së kokainës në Piacenza. Të dyshuarit zgjidhnin zona të populluara dhe me shumë lëvizje, për t’ua bërë të vështirë efektivëve ndjekjen në rast pikasjeje.
Pas hetimeve dhe ndjekjes disaditore, agjentët i gjetën shqiptarët teksa i shitën një dozë shoferit të një makine që kalonte aty pranë. Pas arrestimit, dy shqiptarët u gjetën me para në dorë dhe 9 doza kokainë të gatshme për shitje me pakicë. Hetimet çuan në një apartament në ‘Via Roma’, nga ku merrnin furnizime.
Shtëpia e vjetër u kontrollua, duke çuar në zbulimin e 22 dozave të tjera kokainë, peshore precize dhe material të përdorur për paketimin e lëndëve. Të dy shqiptarët nuk kishin precedentë, një prej tyre ishte ilegal dhe kishin hyrë kohët e fundit në Itali.