Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet në lidhje me zgjedhjet në Himarë, ku theksoi se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz dhe se mazhoranca kërkoi të marrë me dhunë dhe forcë bashkinë e Himarës.
Ai shtoi se Partia e Lirisë do të mbajë të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike.
“Lidhur më zgjedhjet në Himarë, dua të theksoj se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz.
Gjithcka është bërë fakti i kryer, duke tentuar të marrë me dhunë bashkinë e Himarës. Eshtë e qartë që vendi është në momentet më të errëta të demokracisë dhe respektimin të shtetit ligjor pasi të gjithë e dimë që për të lejuar Belerin për të bërë betimin ishte e pamundur dhe për ta çuar në KQZ për t’i hequr mandatin ishte e mundur.
Në lidhje me bashkinë e Himarës do të kemi të njëjtën qëndrim me PD” u shpreh presidenti i PL.