Një 19-vjeçare është zhdukur në Fier. E reja është larguar nga shtëpia ditën e djeshme, 25 gusht dhe nuk është kthyer më
Ka qenë babai i vajzës ai që ka denoncuar zhdukjen e së bijës në Polici.
Policia
Më datë 25.08.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi H. F., 52 vjeç, banues në Martinë, Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja L. H., 19 vjeçe.
Po punohet për gjetjen e 19-vjeçares.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.