Mesditën e sotme është raportuar për rënien e një zjarri në një vendgrumbullim plehrash në Patos. Mësohet se flakët janë konstatuar mesditën e sotme në lagjen “Manekaj” ku për shkak të zjarrit u përfshi nga tymi.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve. Si pasojë e zjarrit, tymi kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.