Divjakë – Pasditen e sotme, në fshatin Biçukas, ka rënë zjarr i cili për shkak të erës është përhapur dhe ka arritur në fshatin Shën e Premte, Divjakë, ku janë djegur sipërfaqe me shkurre, ullinj e bimësi të ndryshme.
Në ndihmë të shërbimeve zjarrëfikëse, kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë dhe forca të shumta Policie nga DVP Fier.
Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë 5 persona të cilët po japin deklaratat e tyre në lidhje me këtë ngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kësaj ngjarje.