Zjarri në pyllin e Darëzezës në Fier është përkeqësuar. Të gjitha repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Rroskovecit janë të angazhuar për neutralizimin e flakëve. Po ashtu, mësohet se është kërkuar ndihmë nga bashkia Dimal. Për të shuar vatrën, kërkohet ndërhyrje nga ajri, pasi nga toka është nuk është e mundur shuarja e tij.
Ndërkohë kujtojmë se këtë të shtunë në qarkun Fier kanë qenë aktive 11 vatra zjarri, nga të cilat tre janë aktive aktualisht: në Marinzë, Peshtan dhe Darëzezë. Ajo e Darëzezës mbetet më kritikja.
Dhjetera efektive zjarrfikes dhe banore te zones po luftojne me flaket ne pyllin me pisha ne Darezeze. Te favorizuara nga era e forte flaket kane dale jashte kontrollit duke u perhapur ne nje siperfaqe te konsiderueshme nderkohe qe pritet nderhyrje nga ajri.
Bashkite Fier, Patos e Ballsh te perfshira nga vatra te shumta zjarri paralelrpasditen e kesaj te shtune duke shenuar nje nder ditet me te veshtira per zjarrfikesit per vitin 2023. Sipas burimeve kane qene te pakten 11 vatra aktive zjarri gjate dites se sotme ku vatra me problematike mbetet ajo ne pyllin e Darezezes , ku me erresiren behet e pamundur jo vetem nderhyrja e mjeteve zjarrfikese por edhe ajo nga ajri. Nderkohe mesohet se aktualisht jane aktive ne te njejten kohe disa vatra zjarri , ku problematike mbetet dhe ajo ne Ndernenas te Libofshes ku flaket po i afrohen nje stalle. Mesohet gjithashtu se vatra zjarri ka edhe prane zonave naftembajtese ne Patos nderkohe qe sipas informacioneve edhe ne Drenove- fushe ne Mallakaster eshte aktivizuar nje tjeter vater zjarri