Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarr pranë varrezave të dëshmorëve në Fier, rrezikohet një banesë

Zjarr pranë varrezave të dëshmorëve në Fier, rrezikohet një banesë

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një sipërfaqe me shkurre ne lagjen “1 Maji” në Fier, pranë varrezave të dëshmorëve. Zjarrit u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era. Flakët rrezikuan edhe një banesë, ndërkohë që zjarri u neutralizua shpejt falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje shkuan menjëherë tre mjete zjarrfikëse të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga një re tymi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME