Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarri në Mazarent rrezikon banesa në "Menca 3" pranë Margëlliçit dhe...

Zjarri në Mazarent rrezikon banesa në “Menca 3” pranë Margëlliçit dhe rezevuar gazi. (Vidio)

Patos – Nje vater zjarri raportohet ne ish vendin e qujatur “menca 3” përbri kodrës në Margëlliç. Nuk dihen rrethanat e rënies së zjarrit.

Era e fortë po favorizon flakët. Sipas burimeve të informacionit nga vëndi i ngjarjes mësohet se rrezikohe disa banesa por aty pranë thonë se është një pik me rezervuar gazi.

Zjarri ka nisur nga “gryka e Ofiçinës vjetër” ose si e quajne banorët vendas Mazarenti dhe po merr në drejtim të kodrës së Margëlliçit

Patos, Fier

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Ofiçinë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, zjarri u përhap dhe vijon të digjen sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar dhe banesa, Policia identifikoi dhe shoqëroi në Komisariat autorin e zjarrvënies.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Oficinë, Patos, ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshurar të zjarrvënies.

U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për arrestimin e shtetasit H. L., 72 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Ofiçinë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME