10 Maji është Dita e Pelikanit.
Pelikani Kaçurrel, apo i njohur ndryshe si Pelikani Dalmat, (Pelecanus Crispus) simbol i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, tashmë prej 5 vitesh, ka ditën e vet kombëtare
Dita e Pelikanit, është një ditë ku organizohen aktivitete ndërgjegjësuese dhe promovuese të vlerave natyrore dhe ekoturistike të këtij lloji në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta si dhe në zonat e tjera ligatinore të Shqipërisë, ku jeton kjo specie.