Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT120 milionë euro për dy sezone, vjen oferta e parefuzueshme nga Arabia...

120 milionë euro për dy sezone, vjen oferta e parefuzueshme nga Arabia për Mourinhon

Jose Mourinho së fundmi ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite. Drejtuesit e Federatës Saudite kanë piketuar “Special One” si trajnerin e duhur për Kombëtaren.

Për ta bindur të lërë Romën, trajnerin e njohur portugez e pret një ofertë e parefuzueshme. Për të marrë drejtimin e Arabisë Saudite i ofrohen 120 mln euro për dy sezone: ndryshe 60 milionë euro në sezon.

Nëse pranon, Mourinho do të kthehej në trajnerin më të paguar në histori. Për momentin kryeson Diego Simeone (Atletico Madrid) me 34 mln euro në sezon. Sauditët kanë përgatitur një propozim të veçantë për teknikun e Romës.

60-vjeçari mund të ndërpresë bashkëpunimin pas vitit të parë, por jo vetëm. Mou mund të rinovojë deri në vitin 2026, duke marrë pjesë me Arabinë Saudite në Botërorin e radhës. Mourinho ka kontratë me Romën deri në vitin 2024. Aktualisht përfiton 7.5 milionë euro në sezon.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME