Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ajo se çfarë ka ndodhur me arin e shtetit shqiptar në kohën vendi u pushtua nga Gjermania fashiste, ka nxitur gjithmonë debat.

Princi Leka Zogu ka publikuar sot në Facebook një dokument i cili hedh dritë mbi ngjarjen, duke shpjeguar se ajo që pretendohej gjatë regjimit komunist se sasia e arit u vodh nga mbreti Ahmet Zogu në kohën e largimit nga Shqipëria, nuk është e vërtetë.

Në dokument, i cili mban titulli “Shënim mbi arin e rezervës së monedhës shqiptare” shpjegohet se sasia e floririt është marrë nga pushtuesi gjerman.

Dokumenti është shpërndarë fillimisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

“Si sot, më 16 shtator 1943, u grabit ari i Bankës së Shqipërisë.

Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23.408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të New York-ut.

Bashkëngjitur paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare. Me notën e 3 nëntorit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër pranë Bankës së emisionit, duke argumentuar se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse.

Më 10 nëntor 1943, Kryekonsullata gjermane tregoi gatishmërinë për të pritur në “Rajh Bank” një komision shqiptar. Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan. Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “Rajh Bank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare.

Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “Rajh Bank”-ut në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare. Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan një protokoll, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese”, thuhet në postimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Facebook.syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME