Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET15 Tetor/ Fieri, 79 vjet qytet i lirë

15 Tetor/ Fieri, 79 vjet qytet i lirë

Fieri festoi 79 vjetorin e çlirimit të qytetit nga forcat okupatore nazifashiste.

Atmosferë festive, qytetarë të moshave të ndryshme, përfaqsues të pushtetit lokal e qëndror bashkë me qytetarë vendosën kurora e buqeta me lule në memorialin panë bashkisë së qytetit ndërkohë që banda frymore , nxënëx shkollash, ansambli i qytetit kishin përgatitur e shfaqën para të pranismëve në festë këngë patriotike, këngë e valle të gëzueshme.

15 tetori i vitit 1944 është dita e çlirimit të qytetit të Fierit nga pushtuesit nazifashistë dhe një ngjarje e rëndësishme e historisë vendore. Në sajë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Shqipëria u rendit në anën fuqive fituese të Koalicionit të Madh Antifashist Botëror, si një ndër vendet e pakta që u çlirua me forcat e veta.

Një kontribut të rëndësishëm gjatë kësaj lufte dha edhe populli i Fierit prej të cilit, në rezistencën e organizuar antifashiste, morën pjesë 1900 partizanë dhe partizane, nga të cilët 447 ranë dëshmorë të atdheut.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Fieri kaloi pushtimin e dy fuqive të bllokut fashist: Italisë (1939-1943) dhe Gjermanisë (1943-1944).

Në këtë periudhë, qyteti dhe rrethinat përjetuan dëme dhe shkatërrime të mëdha ku humbjet njerëzore llogariteshin në dhjetra të vrarë, të plagosur dhe invalidë. Të shumta ishin edhe shtëpitë dhe objektet e djegura, dëmtimet në mallra dhe infrastrukturë.

Në 15 tetor 1944, duke ndjekur ushtrinë gjermane, forcat partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare hynë në orën 17.30 në qytetin e Fierit duke e çliruar atë.

Nder dhe lavdi heronjve dhe dëshmorëve të LANÇ-it

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME