POLITIKË

17 parti fantazmë mund të digjen nëse s’gjejnë kandidatë

Tre janë koalicionet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ai i Sali Berishës me 26 parti, Dash Shehi me Enkeleid Alibeajn dhe Adriatik Lapaj me Endri Shabanin. 5 parti të tjera garojnë të vetme: PS, e Edi Ramës, Tom Doshi, Agron Shehaj, Arlind Qori dhe Lulzim Basha.

17 parti të tjera, figurojnë të regjistruara në KQZ si garuese në 11 maj, dhe kanë të drejtë të jenë në fletën e votimit. Kjo do ta bënte fletën edhe më gjigande e rrjedhimisht më absurde. Ligji ka parashikuar disa filtra rrugës. Nëse një parti dëshiron të figurojë në fletën e votimit, do të duhet që të garojë plotësisht në të gjithë Shqipërinë, pa asnjë përjashtim.

Ata duhet të dorëzojnë deri të mërkurën e ardhshme, të datës 12 mars, listat e plota të kandidatëve. Kësaj radhe ligji kërkon 186 emra nga secili subjekt, 46 në listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur.

Emrat duhet të vijnë me gjithë dokumente shoqëruese dhe mungesa mund të skualifikojë shumë parti të konsideruara si “fantazmë”. Parti që shfaqen vetëm në zgjedhje dhe zhduken nëse ndonjë parti e madhe nuk i mbledh në koalicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button