Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e ‘Pisht Pallës’ në Durrës.
Një 19-vjeçar dyshohet se është mbytur në det, ndërsa janë shpëtuar dy djem 15-vjeçar.
Dy 15 vjeçaret janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në spital.
Aktualisht po punohet për të gjetur 19-vjeçarin, i cili dyshohet se është mbytur.
19-vjeçari ka hyrë në det për të shpëtuar dy më të vegjlit.
Dy prej të përfshirëve në këtë situatë janë vëllezër.
Policia e Durrësit/ Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.