Debati për legalizimin e mundshëm të prostitucionit është hapur disa herë vitet e fundit por kundërshtitë kanë qenë dhe janë të forta. Megjithatë, prostitucioni ka qenë i legalizuar në Shqipëri, më shumë se një shekull më parë, me një ligj të veçantë, njofton Drejtoria e arkivave.
Në vitin 1921 u miratua një “projektligj mbi rregullimin e kurvënis në Shqipëri” në bazë të së cilës rregulloheshin aspekte të ndryshme të funksionimit të prostitucionit, ose siç quhej në atë kohë, të ‘kurvërimit’.