Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE23 deputetë të PD-së përjashtohen nga Kuvendi, Bardhi: Nuk e njohim si...

23 deputetë të PD-së përjashtohen nga Kuvendi, Bardhi: Nuk e njohim si vendim, vijojmë aksionin

23 është numri i deputetëve që janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Parlamentit të Shqipërisë, pas kaosit dhe bllokimit që i bënë foltores këtë të enjte. Por kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili është një nga të përjashtuarit, thotë se ata nuk e njohim këtë vendim të kërkuar nga PS-ja dhe që u miratua nga Kuvendi.

”Pas diskutimeve me kolegët në këtë mbledhje grupi, kemi vendosur për ta vijuar aksionin opozitar brenda Parlamentit. Kemi konstatuar pavlefshmërinë për të përjashtuar nga Kuvendi pjesën dërmuese të deputetëve të opozitës.

U kërkojmë anëtarëve që vetëm firmosin vendime që të mësojnë edhe matematikën në klasë të parë, ndërsa kanë marrë vendim për ta na përjashtuar 10 ditë, i kanë përjashtuar 11 ditë, edhe pse rregullorja parashikon 10 ditë. Kjo tregon sa qesharakë janë, çdo urdhër politik i mazhdorancës që ndikon në të drejtat e opozitës nuk do njihet nga deputetët e opozitës.

Do vijmë në seancë, do marrim pjesë në çdo mbledhje të komisioneve, nuk e njohim vendimin. Çdo kërkesë e jona është e drejtë e opozitës s’po kërkojmë favor nga mazhoranca. Po kërkojmë të respektohen të drejtat që na i garanton parlamenti. Do këtë mbledhje të grupit. Sa kohë opozita nuk lejohet të përmbushë funksioni kushtetues, as mazhoranca nuk mund të vijojë”,-tha Bardhi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME