Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET28-vjeçari gjendet i vdekur brenda resortit në Divjakë

28-vjeçari gjendet i vdekur brenda resortit në Divjakë

Një 28-vjeçar me inicialet E.T., është gjetur i vdekur brenda një resorti në Divjakë mbrëmjen e së premtes.

Burime bëjnë me dije se i riu ishte punonjës në këtë resort ndërsa u gjet i pajetë në dhomat e punëtorëve.

Sipas raportimeve, nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se 28-vjeçari me inicialet E.T., ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i Policisë
Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME