AKTUALITETKRYESORE

35 vjet pranë lumit Vjosa dhe pa ujë në Varibop të Cakranit. Një burim që kishin afër shtëpive është tharë. ( video)

Cakran – Gjysma e fshatit Varibop në njësinë administrative Cakran është prej më shumë se 35 vitesh pa ujë të pijshëm në banesa. Dhjetëra banorë thonë se janë lodhur nga premtimet elektorale, por asgjë nuk ka ndryshuar.

Banorët deklarojnë se nga muaji maj deri në tetor, uji në rubinetët e shtëpive të tyre vjen vetëm për 10 minuta në ditë. Ka nga ata banorë që kanë mjete dhe shkojnë e blejnë ujin me bolierë.

Banorët: “Jemi pagues të rregullt të faturave të komunës, ujë nuk kemi, rrugë nuk kemi. Vijnë pushtetarë dhe premtojnë ujë e drita 24 orë në ditë, por ne kemi 24 orë në vit!”

Në protestë mori pjesë edhe një shtetas francez, i martuar me një vajzë të fshatit, i cili u shpreh: “Thuhet që Shqipëria ka ndryshuar, por këtu s’ka ujë as për t’u larë.”

Një banor i ri i fshatit, Fiqua, 30 vjeç, tregoi një çesmë të tharë dhe burimin që ndodhet rreth një kilometër larg banesave:

Gjatë protestës u shfaqën edhe dy punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit, të cilët pohoi se ujë ka, por sipas tyre, banorët nuk paguajnë faturat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button