AKTUALITET

‘Shpërthen’ tregu i drogës në Jug, trafikantët rekrutojnë shpërndarës nga Anglia e Malajzia… Dy të arrestuar në Dhërmi

Një 30-vjeçar nga Malajzia dhe një 22-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar kanë rënë në prangat e policisë në Dhërmi, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në zonat turistike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga policia u goditën 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. S., 30 vjeç, shtetas malajzian, i cili ishte akomoduar në një banesë në fshatin Dhërmi.

Gjatë kontrollit në ambientet e banesës, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

O. S., 22 vjeç, shtetas britanik, të cilit gjatë kontrollit fizik, në Dhërmi, iu gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe disa tableta ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Kontrolle intensive në zonat bregdetare, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në Dhërmi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, veçanërisht në zonat turistike, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në fshatin Dhërmi.

Si rezultat i kontrolleve të kryera, u goditën 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. S., 30 vjeç, shtetas malajzian, i cili ishte akomoduar në një banesë në fshatin Dhërmi. Gjatë kontrollit në ambientet e banesës, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë;

O. S., 22 vjeç, shtetas britanik, të cilit gjatë kontrollit fizik, në Dhërmi, iu gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe disa tableta ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button