BOTA

40 vatra zjarri përfshijnë vendin në 24 orë, evakuime të mundshme në Peania

Greqia është përfshirë nga një valë zjarresh gjatë 24 orëve të fundit, me plot 40 vatra të regjistruara, nga të cilat 33 janë shuar menjëherë në fazën fillestare. Shtatë zjarre të tjera mbeten aktive dhe po luftohen ende nga zjarrfikësit.

Një nga vatrat më të rrezikshme shpërtheu në zonën e Peanias në Atikë, ku u përfshinë shkurre të ulëta pranë një fshati. Në terren ndodhen 50 zjarrfikës, dy njësi speciale pyjore, 15 mjete zjarrfikëse, vullnetarë, si dhe dy avionë dhe katër helikopterë. Banorët e fshatit Boura Papangelaki janë paralajmëruar përmes mesazhit emergjent 112 që të qëndrojnë në gatishmëri për evakuim. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e shpërthimeve të shumta dhe u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button