Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDifekt në autobuzin e linjës Fier - Patos, tromaksen pasagjerët

Difekt në autobuzin e linjës Fier – Patos, tromaksen pasagjerët

Fier – Një autobuz është përshirë nga flakët në rrugën nacionale Fier – Patos pranë një karburanti dhe Drejtorisë Vendore të Policisë.

Burime informacioni nga reparti zjarrfikës pohojnë se ka qënë një defekt teknik i cili ka dhënë shkëndijë dhe më pas flakë.

Në vendngjarje makina zjarrëfikse dhe policia e qarkullimit rrugorë.
Zjarrëfiksit po luftojnë të shuajnë flakët ndërsa ekspertët e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në aksin rrugor “Fier-Patos”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.

Audobuzi ka qënë i një kompanie private ndërqytetase që po udhëtonin nga Fieri për në Patos, por në momentin e defektit nuk ka pasur shumë pasagjerë.

Fillimisht ka lëshuar tym, pohojnë burime informacioni, nga ferrotat e më pas flakë.
Flakët janë shuar menjëherë, pasagjerët kanë zbritur dhe kanë hipur për tu larguar me autobuz tjetër të kompanisë, por kanë qënë të trëmbur nga ajo që kish ndodhur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME