Monday, April 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized5 ditë i zhdukur shqiptari në Greqi, familjarët e denoncojnë në polici

5 ditë i zhdukur shqiptari në Greqi, familjarët e denoncojnë në polici

Familjarët e një emigranti shqiptar në Greqi janë alarmuar pasi kanë denoncuar të zhdukur prej pesë ditësh babain e tre fëmijëve.

Nga raportimet e mediave greke, 46-vjeçari shqiptar, i cili jeton dhe punon prej vitesh në ishullin grek Rodose është parë për herë të fundit mbrëmjen e 28 gushtit.

Zhdukja e 46-vjeçarit ka shkaktuar shqetësim të madh te bashkëshortja dhe vëllai i tij, të cilët prej pesë ditësh janë duke e kërkuar atë në vendet ku ai frekuentonte më së shumti.

Telefoni i tij mbetet i fikur, ndërsa shqetësim shkakton fakti që makina e tij u gjet e braktisur afërsisht dy kilometra larg shtëpisë së tij.

Informacionet thonë se 46-vjeçari ka qenë me miqtë e tij pasditen e 28 gushtit, ndërsa mbrëmjen e së njëjtës ditë ka pasur një takim të planifikuar me një klient për punën, në një hotel Rodos në zonën e Kalithon.

Nga kontrolli i bërë në kamerat e sigurisë, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.

Policia ka kontrolluar të gjitha hyrjet dhe daljet nga ishulli, por pa asnjë rezultat. Njëkohësisht po merren në pyetje edhe personat me të cilët 46-vjeçari ka pasur transaksione financiare dhe profesionale. Të gjitha pistat për zhdukjen e shqiptarit janë të hapura.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME