Warren Buffett është njeriu i pestë më i pasur në botë, me një pasuri neto prej 117 miliardë dollarësh. Një vendas nga Omaha, Nebraska, CEO i Berkshire Hathaway Inc, ai konsiderohet një miliarder i bërë me forcat e tij, i cili ishte i interesuar për biznesin dhe filloi të investonte që në moshën 11-vjeçare kur bleu aksionet të para.
Në moshën 30-vjeçare, kur shumica prej nesh sapo kanë filluar të kuptojnë jetën, Buffett kishte bërë tashmë miliardin e tij të parë. Është e qartë se sipërmarrësi tani 92-vjeçar di një ose dy gjëra për të fituar para. Kështu që ëndrra juaj për t’u bërë milioner mund të realizohet duke ndjekur rregullat e arta të Buffett.
1-Filloni herët.
2-Kini kujdes me paratë që merrni hua.
3-Investoni me mendësinë e një sipërmarrësi.
4-Riinvestoni fitimet tuaja.
5-Jetoni një jetë të thjeshtë.