KRYESORESHËNDET

Qumësht me aflatoksinë në Vlorë/ 2 shoqata: AKU nuk ka asnjë çështje të hapur

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit kanë reaguar pas lajmeve se në sasi të caktuara qumështi është konstatuar aflatoksinë. Përmes një deklarate të përbashkët zyrtare, thuhet se nuk ka asnjë çështje të hapur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ndaj ndonjë prej kompanive të përmendura në disa media, lidhur me problematika të aflatoksinës.

Po ashtu, në deklaratë riafirmohet përkushtimi për përmbushjen e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore, transparencën ndaj konsumatorëve dhe mbështetjen ndaj prodhimit vendas.

Deklaratë e përbashkët

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit informojnë opinionin publik se sot është bërë publike deklarata e përbashkët zyrtare, në të cilën sqarohen faktet lidhur me zhvillimet e fundit në industrinë e qumështit.

Në këtë deklaratë riafirmohet përkushtimi për përmbushjen e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore, transparencën ndaj konsumatorëve dhe mbështetjen ndaj prodhimit vendas.

Ftojmë të gjithë të njihen me përmbajtjen e plotë të deklaratës së bërë publike.

Whatsapp image 2025 04 26 at 19.21.34

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button