Shkuan në punë e lanë sobën ndezur, digjet banesa

Fier – Nxitimi për të shkuar në punë dhe lënia ndezur e harruar e një sobe korenti ka shkaktuar zjarr në një banesë në katin e 7 të një pallati 9 katësh në lagjen 29 Nëntori në rrugën Mujo Ulqinaku në Fier mëngjesin e kësaj të marte.
Pas marrjes së sinjalit dy automjete zjarrfikse dhe forca te policisë shkuan në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve të informacionot mësohet se 30 minuta para shkaktimit të zjarrit pjestarët e familjes kishin shkuar në punë.
Lënia ndezur e sobës shkaktoi zjarr ku si pasojë i dogjën orenditë shtëpiake në sallon.
Zjarri u shuajt brënda pak minutave pas shkuarjes së zjarrfiksave.
Problem mbrten rrugët e ngushta si dhe parkimi në to të cilat sollën që mjetet zjarrfikse shkuan deri afër banesës