LIFE STYLE

Dua Lipa feston Pashkët në jug të Shqipërisë

Këngëtarja Dua Lipa, ka surprizuar ndjekësit duke festuar Pashkët në atdhe. Ajo ka zgjedhur bregdetin shqiptar për disa ditë relaksi në shoqërinë e partnerit të saj, aktorit britanik Callum Turner.

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, Dua ka ndarë pamje nga pushimet në jug të vendit, ku shihet e qeshur, e relaksuar dhe duke shijuar detin dhe diellin shqiptar. Në një prej fotove, ajo ka shkruar thjesht: “Pashkë në shtëpi!”, krahas imazheve me Turner dhe momenteve të saj personale në bikini.

Romanca mes çiftit u konfirmua për publikun në fillim të këtij viti, dhe që prej asaj kohe, ata janë parë gjithnjë e më të lidhur. Këngëtarja shpeshherë i ka bërë dedikime të ndjera aktorit, si në ditëlindjen e tij, kur e quajti: “Personin tim të preferuar në botë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button