Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE6 milionë euro/ Familja nxjerr në ankand orët e Michael Schumacher

6 milionë euro/ Familja nxjerr në ankand orët e Michael Schumacher

Gjendja e ish-pilotit të Ferrarit në Formula 1 mbetet një mister për publikun pasi ai pësoi një dëmtim të rëndë në tru gjatë skijimit në vitin 2013. Sipas The Sun, gruaja e Schumacher, Corinna është forca shtytëse pas vendimit për të nxjerrë në ankand orët e burrit të saj.

Ajo ka shitur më parë asete të tjera të familjes duke përfshirë avionin privat të Schumacher dhe shtëpinë e tij në Norvegji. Shitja pritet t’i sjellë familjes së saj rreth 6 milionë euro, të cilat mund të përdoren për të ndihmuar në kujdesin për 55-vjeçarin Schumacher.

Tetë orë do të dalin në shitje më 13 maj në Gjenevë të Zvicrës , sipas shtëpisë britanike të ankandeve Christie’s.

Dy nga gjërat më të vlefshme në ankand janë dhuratat e bëra me porosi nga miku i ngushtë i familjes dhe ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt. Një nga orët, një model i veçantë FP Journe Vagabondage 1, i dhuruar gjatë Krishtlindjeve nga Todt te Schumacher në festimin e kampionatit të shtatë botëror të yllit të F1 në 2004, pritet të kushtojë midis 1.7 milionë – 3.4 milionë dollarë.

Së bashku me stemën e Ferrarit, dizajnin e kaskës së Schumacher dhe simbolet që përfaqësojnë shtatë titujt e kampionit, ora përmban një mesazh të gdhendur që thotë: “Krishtlindja 2004 – Jean Todt për mikun tim Michael Schumacher.”

Një dhuratë e dytë e Krishtlindjeve nga Todt për Schumacher, një orë e personalizuar Audemars Piguet Royal Oak nga viti 2003, është gjithashtu në ankand dhe pritet të shitet nga 255.000 deri në 425.000 dollarë.

Pesë orët FP Journe të vitit 2004 me prodhim të kufizuar do të jenë gjithashtu të disponueshme për blerje, për një vlerë totale prej 1.8 milionë deri në 3 milionë dollarë.

Një aset “historikisht i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rrallë dhe shumë tërheqës” ëshë edhe Rolex Daytona 14 karat prej ari, një dhuratë nga menaxheri shumëvjeçar i Schumacher Uilli Ueber, e cila pritet gjithashtu të shitet në ankand muajin e ardhshëm me vlerë nga 425.000 deri në 850.000 dollarë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME