Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa arrestimet e policisë Fier në 24 orët e fundit.

Ja arrestimet e policisë Fier në 24 orët e fundit.

Fier – Drejtoria Vendore e Policisë, Fier ka arrestuar 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

1 – Ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Eriol Ndoni, 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Lushnjës e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

2 – Ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Orial Murati, 36 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.

3 – Arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 24 vjeç, banues në fshatin Graçan, Mallakastër, pasi është kapur në lëvizje, në Ballsh, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj tij, nga Gjykata.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME