Ledjoni ka pyetur përsëri Jetmirin se çfarë vendimi ka marr për largimin nga shtëpia. Ai vendosi që të vazhdojë qëndrimin brenda shtëpisë, duke mos patur asnjë komunikim verbal me banorët brenda shtëpisë, por vetëm duke folur me gjuhën e trupit.
“Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”, tha ai.
“Për pak po mendoja, teksa po dëgjoja Jetmirin mbasi i dedikuam dhe primen e kaluar rreth 40 minuta diskutim edhe debat për argumentet e tij, dhe po mendoja që u tregua kopil ky, u tregua i mençur. Se erdhi prap në prime, pritëm vendimin, një farë kërshërie na krijoi, tani dëgjoj , thotë do rri pa folur.
Kthehem prap tek opinioni që dhashë primen e parë, është një lloj zgjedhje e tij për një lojë që mesa duket po kupton që është përtej aftësive që ai ka luajtur ashtu siç të detyrojnë rrethanat”, tha Ori, opinionistja e programit.