Tete deklarata, kur Rama ka provokuar dhunshem BE per ta armiqsuar me shqiptaret!
Per te gjithe rilindasit e qeverise dhe altoparlantet mediatike te saj, ja ku i keni tete deklarata te Edi Rames ku provokon si rrugaç BE-ne.
Njera deklarate më antieuropiane se tjetra, aq sa edhe Putini do ta kishte Ramen zili per zellin dhe histerine antieuropiane.
Armiqesimi i shqiptareve me BE ky ka qene misioni i vetem i ketij serbo-rusi te betuar e te kapur peng.
Ja deklaratat anti BE te Rames :
“Putini mund të mos jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por Bashkimi Europian nuk është më mirë”, tha Rama
24 qershor 2022
“Sinqerisht? E pamundur të thuhet. Të parashikosh lëvizjet e BE-së është si të parashikosh fatkeqësi të mëdha natyrore”, – tha Rama.
12 nentor 2022
“E pamë BE që të sillej si federatë vendesh egoiste, që ikën nga sytë këmbët për të ndarë vaksinat. Për një kohë të gjatë dëgjonim moton që duhet të punojmë, ata krijojnë probleme. Por cfarë ndodhi, pa Kinën dhe Turqinë ne nuk do mbijetonim se vaksinat nuk erdhën nga BE”.tha Rama
23 shtator 2022
“Bashkimi Evropian bëri një gabim të turpshëm. Dhe pastaj ata filluan të sjellin vaksina”.tha Rama
2 shtator 2022
“Ia drejtoj përsëri BE-së apelin e përsëritur ndoshta, që të mos bëjë me ne turpin që bëri me ne në kohën e pandemisë”.tha Rama
18 janar 2021
“BE nuk pa përtej kufijve të vetvetes dhe e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt për mundësi për marrëveshje bilaterale gjë që ka bërë që sot që përveç Shqipërisë dhe Serbisë, asnjë vend nuk ka nisur me vaksinimin” u shpreh Rama
24 gusht 2022
“Kur diskutojmë gjeostrategjinë flasim për aktorë të tretë, të cilët nuk duhet të lejohen të hyjnë në Ballkanin Perëndimor, por kur vjen fjala për një çështje jete a vdekje është Kina që shpëton mjaft jetë në Ballkanin Perëndimor, është Rusia dhe është Turqia. Pa Presidentin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksinat”, tha Rama
11 janar 2018
“Gabohen kur thonë se s’ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona. Dhe kjo nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund ti hedhin.
Po kështu edhe Kina ka se çfarë të ofrojë. Por, është edhe një rrugë e tretë, Islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë dhe shumëçka. Dhe megjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE-në dhe do t’i duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt do të kemi një martesë me kosto shumë më të lartë”.tha Rama
Komentet jane te teperta!
Neveri per kete kryeminister dhe ministrat e tij laro, kur bejne sikur qajne per Sumit-in dhe dridhen nga gjoja dashuria per BE-ne!