Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE8 orë me dyer të mbyllura në Dajt/ Ç’ndodhi në mbledhjen e...

8 orë me dyer të mbyllura në Dajt/ Ç’ndodhi në mbledhjen e thirrur nga Rama

Ka zgjatur mbi 8 orë mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama me kabinetin qeveritar dhe drejtues institucionesh e zhvilluar në vilën qeveritare në Dajt. Rama u largua pa folur për mediat pas kësaj mbledhjeje. Në të njëjtën mënyrë u larguan edhe ministrat apo pjesëmarrësit e tjerë në mbledhje.

Për momentin detajet janë të pakta nga kjo mbledhje, por mediat raportuan se në takimin me dyer të mbyllura është diskutuar për disa çështje siç janë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, komunikimi në rrjetet sociale, çështjet sociale dhe siguria dhe integrimi.

Një pjesë të rëndësishme e diskutimit ishte ajo për zgjedhjet e 2025. Mbledhja ishte e ndarë në 4 sesione diskutimesh. Endri Fuga, këshilltari për mediat i kryeministrit Edi Rama, ka folur për rëndësinë e komunikimit të deputetëve e ministrave në rrjetet sociale. Blloku i dytë ishte ai social, blloku i tretë është i sigurisë, blloku i drejtorëve dhe blloku i integrimit. Mes ministrave që folën ishin Ulsi Manja, Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu.

Sa i përket planit të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, fjala i është dhënë kryenegociatores Majlinda Dhuka. Në takim ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe drejtorët e institucioneve të varësisë.

Pas një jave më 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet të ketë ndryshime në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME