Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETManovrat/ Si po kërkojnë të përjashtojnë Metën dhe Berishën nga zgjedhjet

Manovrat/ Si po kërkojnë të përjashtojnë Metën dhe Berishën nga zgjedhjet

Zbulimi gjoja i papritur i dosjes të spiunit Ilir Meta, nuk lidhet vetëm me “tmerrimin” infantil të Lindita Nikollës, as me thirrjet e Taulant Ballës, që për këtë rast ‘alarmant’ duhet zgjidhje “urgjente”.

Zhurma dhe shpejtësia mund të kenë të bëjnë me krejtësisht tjetër gjë: me një plan të regjimit të Edi Ramës për të penguar me ligj rivalët e tij të drejtpërdrejtë, Meta dhe Berisha, që të konkurojnë këtej e tutje në zgjedhje. Këtë hipotezë e ka zbuluar televizioni pranë qeverisë, Top Channel, i cili pretendon se i referohet burimeve nga PS.

Bazë për këtë hamendësim është bërë një frazë nga shkrimi i gjatë i Edi Ramës në Facebook, në lidhje me identitetin e spiunit I.M. “Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit)”, shkruante ai.

Pra ideja është që jo vetëm të jepet mundësia që të hapet dosja e Metës, por që me anë të ligjit, ai të pengohet të kandidojë edhe në zgjedhje. Madje një gjë të tillë Top Channel e paralajmëron edhe për Berishën duke pretenduar se në amendimin e ligjit mund të shtohet një klauzolë që e penalizon edhe atë si sekretar afatgjatë i PPSH-së së spitalit. “Shumica socialiste me këtë operacion të nisur në emër të pastrimit të politikës nga bashkëpuntorët e ish sigurimit të shtetit tenton që me një gur të vras dy zogj. Të diskreditojë dhe të ndalojë nga kandidimi politikanin I.M për të cilin autoriteti dosjeve thotë se është ish presidenti Ilir Meta, gjë të cilën ai e mohon kategorikisht.

Nga ana tjetër të largojë njëherë e mirë nga parlamenti e ti jap fund të qënurit deputet të Non Gratës amerikane Sali Berisha” thuhet në kronikën e T.CH. (shikoje videon këtu).

Sado e çuditshme dhe absurde të ngjajë kjo hipotezë e denjë për çdo regjim, ajo nuk është e pamundur të ndodhë.

Në dy palë zgjedhjet e fundit Rama i ka ndryshuar rregullat elektorale të lojës në favor të interesave të tij. Në 2017, falë marveshjejes së majit me Lulzim Bashën, ai arriti të pengojë koalicionet. Edhe më flagrante e bëri në 2021, ku pa pyetur për paktin e 5 qershorit dhe për presionin e fortë ndërkombëtar, ai ndryshoi kushtetutën, pasi gara kishte filluar dhe e pengoi ligjërisht një alenacë mes PD dhe LSI.

Por deri më tani ai nuk ka guxuar të përjashtojë fare nga gara rivalët e vet të drejtpërdrejtë. 

Një gjë të tillë e ka bërë vetëm Sali Berisha i parë, në prag të zgjedhjeve katastrofale të vitit 1996. Atëhere duke votuar ligjin skandaloz të “anti- genocidit”, në shtator 1995, ai i hoqi mundësinë krerëve kryesorë të 3 partive të opozitës të konkuronin në garën parlamentare. Kjo goditje për demokracinë u kritikua atëherë ashpër nga organizatat e të drejtave të njeriut, por ajo u mbështet nga diplomacia amerikane që donte me çdo kusht fitoren e Berishës. Madje pak ditë para zgjedhjeve, një një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/ sekretari i shtetit Tymothy ëirth e lavdëroi ligjin madje, ai ngriti lart edhe sistemin gjyqësor (këtë të cilin amerikanët për reformojnë tani) që i la jashtë politikanët e opozitës.

Se çfarë ndodhi një vit më pas, nuk ka nevojtë të kujtohet. Por ama ka nevojë të nxirren mësime se çfarë ndodh në ato momente kur regjimet vendosin të vrasin garën edhe formalisht.   

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME