Fier – Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kontrollet, nga Policia Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Fier, Lushnjë, Mallakastër dhe Divjakë.
Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur.
Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë 815 administrative për shkak të shkeljeve që janë burim aksidenti, 60 para tire për drejtuesit e mjeteve që nuk u japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. M., 23 vjeç, banues në Mbrostar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 09.11.2021 e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin Y. K., 24 vjeç, banues në Usojë, Mallakastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 05.05.2022 e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
T. B., 42 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.
E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.