Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIÇmendet tregu, 1 kg qershi 30 mijë lekë të vjetra

Çmendet tregu, 1 kg qershi 30 mijë lekë të vjetra

1 kg qershi sot kushton 3 mijë lekë të reja, kurse një kg bamje 1200 lekë të reja. Janë vlerat më të fundit të çmendur në tregun e fruta perimeve në Tiranë.

1 kg qershi varion nga 1200 lekë të reja kur tregtarët thonë se është prodhim vendi, deri 2990 lekë për prodhim importi. E njëjta gjë ndodh me pjeshkat, produkt që aktualisht importohet dhe në tregjet e Tiranës kushtojnë nga 600 deri në 700 lekë/kg. Bamjet i gjen nëpër markete nga 950 lekë deri në 1200 lekë një kilogramë.

Çmimet janë tejet të larta edhe për produkte të tjera siç janë kumbullat jeshile të vendit që nëpër tezga shiten 250-300 lekë, ndërkohë që prej më shumë se 1 javë tregu është furnizuar me to. Çmimi për kumbullat e zeza që blihen nga importi arrin deri në 900 lekë një kilogramë/ KJ

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME