Saturday, November 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Po, të rihetohet 21 janari

Berisha: Po, të rihetohet 21 janari

Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për 21 janarin, duke thënë se është i gatshëm që çështja të rihetohet.

Sipas tij, Rama pati shkelje atë ditë, pasi bëri thirrje që nuk do të respektohet Kushtetuta. Berisha tha gjithashtu se nëse ndaj tij ka fakte dhe prova, të publikohen dhe ai do të mbaj qëndrimet e duhura, në të kundërt sipas tij, e ka të vërtetën në favor.

“Fakti i parë. Dokumenti i parë që të faktojë se janë keqpërdorur nga unë fondet publike, s’ka akuzë më të turpshme se ajo. Kam 1 mijë prova. Fakti i dytë se janë përdorur procese për pasurimin tim, të fëmijëve dhe aleatëve është një gënjeshtër fund e krye bazuar në gënjeshtër. Fakti i tretë se kam përdorur retorikën kundër hetimeve ndaj meje, ndaj familjarëve apo edhe aleatëve është një mashtrim i bazuar në gënjeshtër.

S’ka pasur kurrë një hetim ndaj Sali Berishës. Janë trillime të Edi Ramës. Fatmir Mediu, dosjen e ka dërguar Edi Rama 2 ose 3 herë në Gjykatën e Lartë dhe gjykata e ka kthyer. Ministrat e mi, ish-ministrat, Arben Imami, Prokuroi me të gjithë urdhrat që mori e pa se nuk kishte asnjë fjalë ku mund të kapej për të hapur ndjekje penale. Të gjitha këto kanë ndodhur gjatë pushtetit të Edi Ramës. I kam qëndruar dhe i qëndroj, në momentin e parë që cilindo do të paraqesë një fakt apo dokument do mbaj çdo qëndrim. Përndryshe e vërteta mbetet për mua e pa thyeshme”, tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri shtoi:

“Ajo që nuk është hetuar në 21 janar, përgjegjësia direkte si organizator i Edi Ramës e faktuar, merrni deklaratat e tij që populli do të tejkalojë Kushtetutën. U sulmua një kryeministër në detyrë në zyrë. Kishte agjendë politike anëtarët. Jam dakord të hetohet dhe rihetohet 20 herë. Përgjegjës kryesor është Edi Rama. Një proces gjyqësor e kontrolluar nga një prokurore politike, anti-Berishë, ka ndodhur e janë dënuar 20 a 22 vetë, prej tyre ka dënime edhe 20 prej zyrtarëve më të lartë të ushtrisë. Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtin kualifikim. Padia dhe injoranca se lejon atë të kuptojë domethënien e krimit të plotë shtetëror. Krimi shtetëror është dy llojesh. I qëllimshëm, ku shteti vret me qëllim, vetëdije, pa dashje. Ai ka nocione të vjedhë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME