Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërgjimi i Ulsi Manjës që nxorri Ramën nga shinat

Përgjimi i Ulsi Manjës që nxorri Ramën nga shinat

Një pyetje e pazakontë, të paktën sa i takon emocionit që shkakton tek Edi Rama, ishte ajo që i bëri gazetari i A2 CNN sot kryeministrit në konferencën kushtuar SPAK-ut.

Gazetari e shtangu Edi Ramën kur i citoi bisedën e përgjuar të Manjës, sot ministër i Drejtësisë dhe i ulur ngjit me Ramën në konferencë, me shefin e atëhershëm të policisë së Dibrës, Robert Aga.

Në përgjim dëgjohet se si Ulsi Manja i premtonte Robert Agës favore, ndërkohë që ai punonte për fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, gazetari i A2 CNN sot tha: “Politika duhet të ketë dhe moral-tha Muka, po sa e moralshme është që ju të mund ti bëni ju këto kerkesa ndaj drejtësisë duke mbajtur në krah Ulsi Manjën që ka dalë në përgjime duke i premtuar favore në punësim njerëzve si Robert Aga që kanë punuar elektoralisht për partinë socialiste. Sot zoti Manja është ministër i drejtësisë dhe jo para drejtësisë”. 

Siç mund ta shihni edhe në videon më poshtë, pasi tentoi njëherë ta kthente në personale me gazetarin, citoi iu shmang pyetjes duke dhënë një përgjigje në gjuhën italiane.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME