Këtë pikturë të shekullit të 16-të të Gerard David që tregon rjepjen e gjallë të Sisamnes një gjykatësi i korruptuar, 500 vjet para Krishtit, është mirë që SPAK ta varë në hyrje të zyrave të tyre.
Në kohën e Kambisit II në Persi, Sisamnes ishte një gjykatës mbretëror i korruptuar. Ishte marrë vesh se ai kishte marrë ryshfet në gjykatë dhe kishte dhënë një vendim të padrejtë. Si pasojë, mbreti urdhëroi burgosjen e tij për korrupsionin dhe urdhëroi që të rripej i gjallë.
Përpara se ta gjykonte, mbreti pyeti Sisamnesin se cilin donte të emëronte si pasardhës të tij. Sisamnes, në lakminë e tij, zgjodhi ta zëvendësonte djali i tij, Otanes.
Mbreti ra dakord dhe emëroi Otanes për të zëvendësuar të atin. Më vonë ai u gjykua dhe urdhëroi që Sisamnes ti hiqej lëkura që do të përdorej për të veshur ndenjësen ku do të ulej gjyqtari i ri në sallën e gjyqit për t’i kujtuar atij pasojat qe mund të sillte korrupsioni.
Otanes, në gjykimet e tij, ishte i detyruar të kujtonte përherë se ai ishte ulur gjithmonë në lëkurën e babait të tij, të ekzekutuar për korrupsion.