Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËDeklarata/ Edward P. Joseph: “Open Balkan” minon Procesin e Berlinit, i jep...

Deklarata/ Edward P. Joseph: “Open Balkan” minon Procesin e Berlinit, i jep më shumë fuqi ekonomike dhe politike Serbisë

Eksperti Edward P. Joseph në intervistë për DW shprehet, se nisma “Open Balkan” minon “Procesin e Berlinit” dhe i jep më shumë fuqi ekonomike dhe politike Serbisë. Ambiciet nacionaliste serbe janë shqetësuese, thotë ai.

DW: Z.Joseph, ju keni një eksperiencë të gjatë pune në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si e konsideroni nismën “Open Balkan”?

Edward P. Joseph: Pyetja juaj vjen në kohën e duhur. Anëtarët e Senatit të SHBA-së sapo kanë prezantuar legjislacionin për Ballkanin, që përfshin propozimin për “vlerësimin e nismave bashkëpunuese rajonale, siç janë nisma “Open Balkan” dhe “Tregu i Përbashkët Rajonal i Ballkanit Perëndimor”. Rreziqet e “Open Balkan” nuk janë kuptuar mirë, edhe pse ato janë të qarta për shumë njerëz në Ballkan. Po, unë kam shërbyer për rreth 12 vite në rajon, duke përfshirë vitet e luftës në të gjitha vendet e konflikteve. Si shumë të tjerë në rajon, unë vërej dinamikë e zhvillime, veçanërisht në diskursin e nacionalizmit të “Serbisë së Madhe”, të çuar përpara nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe të deleguarit e tij, nën flamurin “Bota Serbe”. Nisma “Open Balkan” (ose “Open Balkans”) nuk është vetëm një shpërqëndrim nga problemet thelbësore të rajonit – të cilat janë politike – por në fakt është një rrezik që mund të çojë në përkeqësimin e këtyre problemeve politike. Problemet e “Open Balkan(s)” mund t’i përmbledhim në këtë formë: “teori e dyshimtë, strukturë naive dhe pasoja të rrezikshme”.

Po nis me teorinë e pretenduar për “Open Balkan”: “Tregtia është e barabartë me besimin”. Kështu e përshkruaj unë. Fatkeqësisht, kjo teori bie ndesh me realitetin. Mjafton të shikoni agresionin e tërbuar rus ndaj Ukrainës. Deri më 24 shkurt, Rusia dhe Ukraina kishin një bashkëpunim gjigant tregtar, me vlerë afro 10 miliardë dollarë në eksport-importe. Ndërkohë që flasim, Kina po dirigjon manovra agresive ushtarake ndaj Tajvanit, një vendi që eksporton mallra në vlerë rreth 273 miliardë dollarë drejt Kinës, ku përfshihen edhe gjysmëpërçuesit elektrikë. Kina është partneri tregtar nr.1 i Tajvanit, duke mbizotëruar 1/3 e ekonomisë vendase.

Sipas teorisë së “Open Balkan(s)”, të gjithë këto vende duhet të ishin në paqe. Përkundrazi, ata ose janë në luftë, ose në hapat drejt një lufte. Mbështetësit e “Open Balkans” duhen pyetur për të dhënë një shpjegim rreth kësaj logjike.

Në vend të konceptit “tregtia është e barabartë me besimin” unë ofroj një përfundim krejt të ndryshëm: ndikimi i tregtisë varet nga tiparet e një regjimi, nëse është regjim demokratik ose autokratik/autoritar. Nëse bëhet tregti mes demokracive të orientuara nga Perëndimi, atëherë po, ka përfitime politike.

Por nëse autokracitë, veçanërisht ato si Rusia, Kina dhe po, si Serbia nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiç – të cilat kanë ambicie territoriale dhe politike dhe destabilizojnë fqinjët e tyre – drejtojnë tregtinë, atëherë ka një mosbesim në rritje, dhe aspak besim. Serbia është partneri nr.1 i Malit të Zi, për importet dhe eksportet. E besoni këtë? Ekziston një mosbesim i gjerë ndaj “Open Balkan(s)”, veçanërisht në mesin e atyre që rrezikohen nga agresioni serb. Mund t’iu them se pasi kam vizituar 5 shtete të rajonit, zyrtarë të një shteti që është pjesë e nismës e pranojnë qartazi faktin, se Vuçiç po ndërton një pushtet agresiv dhe anti-demokratik.

Përkrahësit e “Open Balkan(s)” duhet të përballen dhe të marrin në konsideratë faktin se ngado ka kundërshtim dhe mosbesim për këtë nismë. Sa i përket “sondazheve” që gjoja tregojnë mbështetje të gjerë për nismën, mjafton të kontrolloni mënyrën se si janë formuluar pyetjet sipas të cilave “Open Balkan(s)” është vetëm nismë pozitive. Nuk ka asnjë mundësi për të shprehur pakënaqësitë apo ndonjë alternativë tjetër.

DW: Në këndvështrimin tuaj, a është kjo nismë e strukturuar apo një “ide në ajër”?

të lartë eksporti, duke u bërë kështu akoma më dominuese. Kjo fuqi ekonomike përkthehet në fuqi politike. Shihni Gjermaninë në Bashkimin Evropian dhe do ta kuptoni. Kujtoni që fqinjët e Gjermanisë, si për shembull Franca, ishin të shqetësuar për fuqinë ekonomike gjermane edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Franca dhe shtetet e tjera evropiane nuk donin që Gjermania të kishte akses tek qymyri dhe resurset e tjera.

e tyre për bashkëpunimin ekonomik brenda “Procesit të Berlinit”, për shembull. SHBA mund të katalizojë progresin brenda një strukture që kërkon respektin reciprok dhe nuk lejon bullizmin dhe ndasitë. Dhe kjo është në të njëjtën linjë me konceptin e suksesshëm që çoi në krijimin e BE-së.

DW: A janë SHBA mbështetëse të kësaj nisme, dhe nëse po, në ç’formë?

Edward P. Joseph: SHBA po e mbështet fuqishëm “Open Balkans” në mënyra të dukshme, përfshirë eventin në Ohër, dhe në përpjekje të ndryshme diplomatike. Di që zyrtarë të rajonit kanë ndarë shqetësimet e tyre me zyrtarët amerikanë, duke përfshirë shqetësime serioze në lidhje me sigurinë e kërcënuar, duke i dhënë Serbisë së drejtuar nga Aleksandar Vuçiç më shumë fuqi ekonomike dhe duke e konsideruar Vuçiç si një ‘partner’, kur ai kundërshton hapur sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga SHBA dhe BE.

fuqizuar nga Beogradi, do ta refuzojnë Bosnje Hercegovinën.

Ne propozuam një mënyrë praktike për të trajtuar çështjen e ambicieve nacionaliste serbe, të shprehura nën udhëheqjen e Vuçiç si “Bota serbe”. Ky propozim ofron parakushtet për trajtimin e vështirësive në Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe sigurisht, Kosovë. Fatkeqësisht, “Open Balkans” i çon gjërat në drejtimin e kundërt, duke legjitimuar Aleksandar Vuçiç si ‘partner’, edhe pse ai mbështet hapur Rusinë dhe nënshkruan marrëveshje energjie me mikun e tij, Putin. Ka dy zgjedhje për Ballkanin: adresimi i problemit të “avantazhit” serb ndaj Kosovës dhe fqinjëve të saj, që shfrytëzohet nga një autokrat si Vuçiç ose të pretendosh se Aleksandar Vuçiç është një ‘partner’, i cili papritmas do të sillet si demokrat, nëse Serbia fiton qasje tek të njëjtët fqinjë që rrezikohen nga Beogradi.

Edward P. Joseph është njohës i mirë i Ballkanit, profesor në “John Hopkins School of Advanced International Studies” në SHBA. Ai ka punuar për 12 vite në Ballkan, duke përfshirë vitet e luftërave dhe konflikteve të rajonit. Deri në vitin 2012 ai ka qenë Zëvendës-Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë.  

DW

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME