Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale të Divjakës në vendin e quajtur Zharrnec, ku një kamioçinë ka përplasur një mjet tip Ford Fokus.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e mjetit tip Ford. Ajo po transportohet në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit të Lushnjes ndërsa ka marrë dëmtime dhe drejtuesi kamionçinës i cili është ndaluar nga policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Aksidenti ka shkaktuar rradhë kilometrike ndërsa policia rrugore po ndodhet në vendgnjarje për të menaxhuar trafikun e rënduar.