Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDigjen 4 hektarë me ullinj shekullorë në Gjerbës, zjarri po shkonë nga...

Digjen 4 hektarë me ullinj shekullorë në Gjerbës, zjarri po shkonë nga krahu i Povlës

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në zonën e njohur si Gjerbs në Mallakastër.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderushme, ndërsa deri tani kanë djegur rreth 4 hektarë tokë të mbjellë me ullinj shekullor.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës të Mallakastrës, Reonardo Zotaj për shkak të erës flakët rezikojnë ullinjë të rinjë dhe shekullorë si dhe një banesë dy katëshe, edhe pse po punohet me të gjitha forcat për shmangien e përhapjes së flakëve. Mësohet sapo ësthë marrë njoftimi për një vatër zjarri në fshatin Gjerbës, pranë vendi të ngjarjes janë nisur efektivë të këtij reparti, të cilët janë në luftë me flakët, edhe pse terreni i thyer nuk e favorizon shuarjen e menjëherëshme të tyre, ndaj janë duke u përdorur edhe mjete rrethanore. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ai ndihmohet edhe nga temperaturat e larta dhe era.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME