Nuk kanë të ndaluar aksidentët me vdekje.
Katër të rinj të moshës 18- 19 vjeç humbën jetën pasi makina në të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal duke u përplasur me një pemë të madhe.
Katër të rinjtë banonin në komunën Trevigiano (Itali) dhe mësohet se kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ku njeri ishte shqiptar i moshës 18 vjeç.
Aksidenti është shënuar rreth orës 02:10 të 14 gushtit 2022.
Sipas mediave ata kanë qenë në një festë natën dhe po ktheheshin në shtëpi. Makina me shpejtësi është anuar në kthesë dhe është përmbysur duke u përplasur me një pemë. Ata kanë vdekur në vend.