Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i drejtoi disa pyetje qeverisë për projektin e portit të Vlorës duke kërkuar informacion për financimin dhe afatet e ndërtimit të tij.
I është statusi i investitorit strategjik. Cila kompani e ka paraqitur? A parashikohet që prona shqiptare të lihet kolateral për marrjen hua në banka? Çfarë masash garantuese janë parashikuar për të ndaluar sekuestrimin nga bankat shqiptare? Sa është financimi i parashikuar i portit të ri në Triport dhe sa është fondi? Do ndërtohet me paratë e buxhetit të shteti apo do të merret një hua tjetër?
Dihet që kjo është qeveri armike e transparencës sepse çdo investim serioz nuk duhet t’i fshihet popullit. Interesi i kësaj qeverie është vetëm të vjedhë. Janë bërë shumë investime në Vlorë shumica e të cilave të dështuara si ato rrugët që bie një vesë shi dhe bëhet Vlora si Venecia. Gjithçka bëhet nga Tirana dhe askush nuk mban përgjegjësi”, tha ai.
Meta denoncoi edhe tjetërsimin e sheshit të flamurit duke e cilësuar sulm ndaj kulturës shqiptare. “Rasti i tjetërsimit të sheshit te flamurit është sulm kundër kulturës. Është sheshi i shqiptarëve dhe kombit tonë. Këto janë akte të qëllimshme për të vrarë ndjenjën kombëtare. Krenarinë për historinë dhe identitetin tonë. Për të zhbërë vendin dhe kombin tonë.
Nuk ka Vlorë pa vlonjatët. Sado të vijnë edhe nga Bangladeshi. Nuk do na çojnë ata në Europë. Kam një apel për të gjithë ju. Për të gjithë vlonjatët. Të bashkohemi që t’u tregojmë të gjithëve se kush nuk dëgjon shqiptarët. Kush nuk dëgjon vlonjatët dhe Vlorën i ka bërë llogaritë shumë keq. Vlora nuk mund të pranojë që askush të sillet si pushtues këtu.
Të cenojë interesat e vlonjatëve dhe interesat mbarëkombëtare. Apo të rrëmbejë asetet e Vlorës duke dëmtuar interesat publikë. Për çdo investim publik që bëhet ka një detyrim për konsultim publik. Jo për investime madhore ku tjetërsohen porte dhe qytetarët e Vlorës i mësojnë nga televizori. Kjo histori do të marrë fund dhe ka marrë fund njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Meta.