33-vjeçari Leli Alushaj u kthye në një ditë të zakonshme pune, në një hero. E diela e 14 gushtit ishte një ditë normale pune. Ishte njoftuar nga pronari i lokalit ku punon prej 9 vitesh si kamerier për mbërritjen e 30 turistëve spanjollë.
“Një zonjë nuk po ndihej mirë në ato momente. E pashë që diçka nuk shkonte dhe ndërhyra menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Të gjithë njerëzit që u ndodhën aty pranë u hutuan komplet”, tregon Alushaj.
Turistja nga Spanja ia ka shprehur mirënjohjen. “Më ka bërë ftesë. Më tha që ke shtëpinë tënde në Spanjë, mund të vish kur të duash. Derën e ke të hapur. Është rreth të 50-ve zonja”, tregon ai.
Dhënien e ndihmën së shpejtë e ka mësuar para 13 viteve. “Ka qenë kursi patentës i pari ku kam mësuar, pastaj shefi i restoranti që na ka trajnuar për situata të tilla ku duhet të jemi të përgatitur. Gjera që ndodhin janë, njerëz jemi”, tha për ”Euronews Albania”.