Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIJava mbyllet me rënien e lekut

Java mbyllet me rënien e lekut

Leku e ka mbyllur javën me rënie në kursin e këmbimit valutor në raport me shumicën e valutave të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro rifitoi sot pikë pas një rënieje të lehtë gjatë javës. Euro u këmbye me 117.1 Lekë, në rritje me 0.31 Lekë krahasuar me të enjten dhe e mbylli këtë javë afërsisht në të njëjtin nivel me javën e kaluar.

Agjentët e tregut besojnë se Euro mund të hyjë në një fazë të korrektimit të efektit sezonal, të lidhur kryesisht me prurjet nga turizmi. Gjatë muajit gusht, zhvlerësimi i Euros u frenua disi nga blerjet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Kërkesa e KESH balancoi disi ofertën e lartë sezonale dhe gjatë gushtit kursi i Euros u shfaq relativisht i qëndrueshëm.

Me përfundimin e verës, sipas ekspertëve, është e pritshme që kursi i Euros të ketë një rritje të lehtë. Megjithatë, fakt është që në vitet e fundit sezoni turistik ka një cikël pak më të gjatë. Kjo i jep ndikimet e veta edhe në kursin e këmbimit valutor dhe nuk përjashtohet që oferta të ngelet më e lartë se nivelet e zakonshme edhe gjatë shtatorit, sidomos në pjesën e parë të tij.

Edhe Dollari Amerikan u forcua sërish të premten dhe e mbylli javën pothuajse në të njëjtin nivel me Euron, në kuotën 117.09 Lekë. Kursi i Dollarit sidoqoftë nuk reflekton zhvillime të kërkesës dhe ofertës së brendshme, por kryesisht lëvizjet e monedhës së gjelbër kundrejt Euros. E njëjta logjikë vlen edhe për të gjitha valutat e tjera që tregtohen në Shqipëri.

Këtë javë kursi i Dollarit kaloi për herë të parë në historik kursin e Euros. Kjo erdhi si rezultat i nënçmimit të kursit EUR-USD dhe rënies së Euros poshtë vlerës së një Dollari amerikan.

Për momentin, tendencat në tregjet ndërkombëtare ngelen në favor të Dollarit, për shkak të politikës shtrënguese të normave të interesit që po ndërmerr Rezerva Federale, por edhe perspektivave shumë të zymta për ekonominë e Eurozonës. Tendencat duken në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të Dollarit ndaj Euros dhe, rrjedhimisht, edhe ndaj Lekut.

Megjithëse Dollari Amerikan tashmë përdoret shumë pak në transaksionet ekonomike në Shqipëri, ecuria e tij ngelet e rëndësishme në përcaktimin e çmimeve të produkteve të importuara që kuotohen në këtë monedhë. Mbiçmimi i Dollarit ka luajtur një rol marxhinal në shtrenjtimin e çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës në mbledhjet e fundit. /Marrë nga Monitor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME